Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-10-2021

E Drejta e Bashkimit Evropian

Më 13-14 Tetor  2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me Institutin Evropian të Administratës Publike - EIPA Luxemburg, janë duke realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë E Drejta e Bashkimit Evropian”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Hajredin Kuqi, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, znj. Martina Anzini, eksperte si dhe z. Tomasz Kramer, ekspert.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me ndikimin e legjislacionit të Unionit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe të praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj).

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :