Më 15 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “ Kodi i Procedurës Penale-Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit ” me trajnues z. Avni Mehmeti, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Procedura për lëshimin e masave të fshehta të hetimit, roli dhe përgjegjësitë e prokurorisë dhe gjykatave te këto masa të hetimit të fshehët dhe monitorimi në praktike të masave të fshehta si dhe pasojat ligjore në rast mosrespektimit të procedurave ligjore. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
15-10-2021