Më 20 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Roli i gjyqtarit në procedurën para penale ” me trajnues z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Sesioni i dytë i nën modulit “Prokurori i shtetit, mbrojtësi i dëmtuari dhe i pandehuri si palë në procedurën penale” vazhdon me trajtimin e nën temave: I pandehuri gjatë procedurës paraprak, i pandehuri pas ngritjes së aktakuzës, i pandehuri në rastet e udhrit ndalues, ngrirjes së pasurisë dhe masës së përkohshme dhe mbrojtësi i të pandehurit në procedurën penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrën atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
20-10-2021