Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

22-10-2021

Nën moduli –“Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale”, tema- Urdhëarresti, sesioni i parë

Më 22 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Masat e sigurisë së të pandehurit në procedurën penale” me trajnues z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues janë duke u trajtuar këto nën tema: Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, paraqitja në stacionin policor, dorëzania – përmbajtja e sajë, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi.

Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19 dhe online përmes platformës “ZOOM’ në kohë reale. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :