Më 25 tetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i Procedurës Penale-Shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë ” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetarit të Gjykatës së Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni të parë po trajtohen këto nën tema: Caktimi i gjyqtarit për ta gjykuar çështjen, rastet kur nuk duhet të mbahet shqyrtimi fillestar, hapja e shqyrtimit fillestar, masat për sigurinë e pranisë së të pandehurit dhe udhëzimet për të pandehurin dhe mbrojtësin.
Metodologjia e trajnimit është zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është realizuar në mënyrë të kombinuar, në atë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
25-10-2021