Më 27-28 Tetor 2021 Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi – INJECT”, janë duke e realizuar trajnimin “Dhuna Ekonomike”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj.Shenaj Berisha Prokurore, Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe z. Faton Ademi, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive profesionale të pjesëmarrësve lidhur me Dhunen ekonomike që nënkupton ushtrimin e kontrollit të viktimës përmes rrezikimit të mirëqenies së viktimës së dhunë në familje.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarë, Prokurorë dhe zyrtar Policor.
27-10-2021