Më 15 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Procedura alternative” me z. Haxhi Derguti, trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar si negociohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, pozita e palës së dëmtuar, marrëveshja për pranimin e fajësisë dhe rekomandimet e dënimit. Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrën fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat ndaj virusit COVID-19.
Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
15-11-2021