Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-04-2013

PTV Tryezë Pune – “Procedura parapenale dhe hetimi”

Gjatë kësaj tryeze u trajtuan dispozitat ligjore që kanë të bëjnë me procedurën parapenale dhe hetimore të cilën e zbaton prokurori i shtetit. Gjithashtu, aktvendimi mbi fillimin e hetimit,  kohëzgjatja, zgjerimi, pezullimi dhe pushimi i hetimeve kanë qenë objekt trajtimi në këtë trajnim, përfshirë të drejtat e të dëmtuarit në procedurën e hetimeve. 

Kjo tryezë u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve rreth aplikimit në praktik të dispozitave të reja ligjore të KPPK.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe prokurorët e prokurorive  themelore  nga të gjitha regjionet  e  Kosovës.

Shpërndaje :