Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

23-11-2021

Nën moduli – Kodi Penal-pjesa e veçantë, tema - “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, sesioni i dymbëdhjetë

Më 23 nëntor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë ” me trajnues z. Afrim Shala, U.d. Kryetar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të sesionit janë duke u trajtuar sulmi ndaj personit zyrtar, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, prezantimi i rremë si person zyrtar, vetëgjyqësia dhe dhënia e kundërligjshme e ndihmës juridike.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike dhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë, duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :