Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

02-12-2021

Nën moduli – Kodi i drejtësisë për të mitur, sesioni i pestë, tema - “ Procedura përgatitore, arresti, ndalimi policor, paraburgimi shqyrtimi gjyqësor dhe vendimet e gjykatës ”

Më 02 dhjetor 2021, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e tetë (8) është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Kodi i drejtësisë për të mitur” me znj, Nesrin Lushta, Gjyqtare në Gjykatën Supreme.

Në këtë sesion temat që po trajtohen janë: Subjektet për inicimin e procedurës përgatitore, kallëzimi penal i policisë, caktimi i paraburgimit ndaj të miturit, rrjedha e procedurës për paraburgim dhe kohëzgjatja e paraburgimit sipas vendimit të gjyqtarit për të mitur.

Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive. Trajnimi është duke u realizuar në mënyrë fizike në Akademinë e Drejtësisë duke i zbatuar të gjitha masat preventive ndaj virusit COVID-19. Përfitues të trajnimit janë 24 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :