Më 03 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Zyrës së UNHCR-CRP/K janë duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “E Drejta e Azilit dhe legjislacioni në fuqi”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Memli Ymeri, Koordinator i Projektit në CRP/K.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën e azilit.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët dhe prokuroret.
03-12-2021