Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

03-07-2014

Punëtoritë për elaborimin e moduleve trajnuese për menaxhimin e gjykatave dhe stafit administrativ të gjykatave

Me 30 qershor dhe 1 korrik 2014, IGJK me përkrahje të projektit “Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor në Kosovë” i mbështetur nga BE, ka realizuar dy punëtori për elaborimin moduleve të trajnimit për menaxhimin e gjykatave dhe për stafin administrativ të gjykatave.

Qëllimi i këtyre punëtorive ishte përgatitja e hartimit të moduleve trajnuese në Programin e Trajnimit Fillestar dhe Programin e Trajnimit të Vazhdueshëm për menaxhimin e gjykatave si dhe modulet trajnuese për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.

Si rezultat i këtyre punëtorive grupet punuese në ditën e parë kanë bërë identifikimin e njohurive dhe aftësive që duhet të ketë kuadri menaxherial për menaxhimin e gjykatave e në këtë kontekst edhe gjyqtarët e prokurorët e rinj dhe ata të ardhshëm. Përveç kësaj janë përcaktuar edhe synimet e qarta të trajnimit për këto kategori.

Në ditën e dytë grupet punuese kanë bërë identifikimin dhe përkufizimin e aspekteve të ndryshme të hartimit të moduleve trajnuese për stafin administrativ të gjykatave dhe prokurorive.

Në këtë tryezë u arrit konkluzioni që këto grupe punuese do të vazhdojnë me rekomandimet dhe aspektet tjera për hartimi e moduleve trajnuese dhe përfshirjen e tyre në programet trajnuese të IGJK-së.

Pjesë e grupeve punues ishin kryetarë të gjykatave, gjyqtarë mbikëqyrës, kryeprokurorë dhe prokurorë, administratorë të gjykatave dhe prokurorive, zyrtarë për menaxhimin e lëndëve, zyrtarë nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës si dhe pjesëtarë të stafit të IGJK-së.

Shpërndaje :