Me 02 korrik 2014 në Institutin Gjyqësor të Kosovës përfunduan praktikën grupi i 14-të i praktikantëve. Në kuadër të këtij grupi, dy studente ishin nga Fakulteti Juridik i UP-së dhe dy studente nga Kolegji UBT.
Gjatë periudhës së praktikes studentët praktikantë patën mundësi të mësojnë për së afërmi punën e IGJK-së, të njihen me funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të përfitojnë nga pjesëmarrja në trajnimet e IGJK-së, si dhe asistuan në përgatitjen e trajnimeve dhe aktiviteteve të ndryshme në IGJK.
Pas përfundimit me sukses të praktikës, Drejtori i IGJK-së u shpërndau praktikantëve certifikata.
03-07-2014