Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-07-2014

“Krimet Ndërkombëtare me përmbajtje të Elementeve të Dhunës Seksuale dhe Torturës: Krimet e Luftës, Krimet Kundër Njerëzimit dhe Gjenocidi”

Më 7-10 korrik 2014, IGJK në bashkëpunim me UNWomen, ka organizuar dy sesione trajnuese me temë “Krimet Ndërkombëtare me përmbajtje të Elementeve të Dhunës Seksuale dhe Torturës: Krimet e Luftës, Krimet Kundër Njerëzimit dhe Gjenocidi”. Sesioni i parë treditor i është dedikuar përfaqësuesve të organeve të drejtësisë të cilët kanë përvojë profesionale në krimet e dhunës seksuale gjatë luftës, deri sa sesioni i dytë i është dedikuar përfaqësuesve nga shoqëria civile.

Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve për hetimin dhe gjykimin e rasteve të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, me fokus në krimet me elemente të dhunës seksuale.

Gjatë këtij trajnimi u diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me hetimin e krimeve të dhunës sipas së drejtës ndërkombëtare penale, pengesat dhe sfidat në fazën e hetimeve dhe në fazën grumbullimit të dëshmive dhe gjykimit.

Gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë diskutuar rastet nga praktika gjyqësore me fokus në: shfrytëzimin e dëshmive, përkufizimin e tyre sipas kategorive, përzgjedhjen e caqeve, ndërtimin e rasteve dhe shfrytëzimin e dëshmitarëve. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë e prokurorë vendorë dhe nga EULEX-i, policë nga Departamenti i Hetuesisë, zyrtarë nga Instituti për Krime të Luftës, përfaqësues nga KMDLNJ, mbrojtës të viktimave dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Shpërndaje :