Me 17 dhe 18 korrik 2014, IGJK në bashkëpunim me EROL ka organizuar punëtori me ekspertët e angazhuar për hartimin e doracakëve të procedurës kontestimore dhe procedurës penale.
Qëllimi i punëtorisë ishte vlerësimi dhe analizimi i drafteve aktuale të këtyre doracakëve si dhe rekomandimet për plotësim dhe përmirësim të tyre.
Ekspertët e angazhuar për hartimin e doracakëve të procedurës kontestimore dhe procedurës penale diskutuan për sfidat në punën e deritashme dhe teknikat e përdorura gjatë hartimit të tyre.
Gjyqtari Jim Haines i angazhuar në cilësinë e ekspertit për mbikëqyrjen e hartimit të këtyre doracakëve, në këtë punëtori, ka analizuar dhe diskutuar për draftet aktuale duke rekomanduar stilin adekuat që duhet ndjekur në hartimin e një doracaku për gjyqtarë.
Ekspertët janë pajtuar për ndryshimet që duhet bërë dhe janë përcaktuar afatet se kur duhet të dorëzohen draftet finale.
Në ditën e parë të punëtorisë, pjesëmarrës ishin gjyqtarët e angazhuar në hartimin e doracakut të procedurës kontestimore, ndërsa në ditën e dytë, pjesëmarrës ishin gjyqtarët e angazhuar në hartimin e doracakut të procedurës penale.
21-07-2014