Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-08-2014

Trajnim i kandidatëve të PTF në Administratën Tatimore të Kosovës

Më 07 gusht 2014, Instituti Gjyqësor i Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës realizoi trajnimin praktik me kandidatët e gjeneratës së pestë të Programit të Trajnimit Fillestar (PTF).

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë të cilët ndjekin trajnimet në PTF, t’iu ofrohet njohuri për punën dhe aktivitetet që kryen Administrata Tatimore e Kosovës, me ç ‘rast njohuritë e marra nga ky institucion do të ju shërbejnë në të ardhmen gjatë praktikës në përmirësimin e kualitetit të punës dhe ngritjes së bashkëpunimit në mes gjyqtarëve dhe prokurorëve në njërën anë dhe Administratës Tatimore të Kosovës në anën tjetër.

Çështjet që u debatuan gjatë trajnimit ishin roli, përgjegjësitë dhe baza ligjore e ATK-së, normat tatimore, përmbushja e detyrimeve tatimore, tatimet e aplikuara në Kosove, detyrimi për regjistrim dhe pajisja me numër fiskal, detyrimet për deklarim dhe pagesë të tatimeve, ndëshkimet administrative tatimore, e drejta e ankesës dhe procedurat shqyrtuese.

Ky trajnim u zhvillua në formë të bashkëbisedimit dhe pas prezantimeve kandidatët trajtuan raste nga praktika e ATK.

Pjesëmarrës në trajnim ishin 18 kandidatët për gjyqtarë dhe 10 kandidatë për prokurorë.

Shpërndaje :