Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

18-08-2014

Aktivitetet e realizuara në PTF gjatë periudhës 11-15 gusht 2014

Me 11 deri 15 gusht, IGJK ka realizuar trajnimet në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestar sipas programit dhe kalendarit trajnues.  

Me 11 gusht 2014,  kandidatët për gjyqtarë kanë ndjekur trajnimet në modulin e Procedurës Përmbarimore, me temë: “Kompetenca e organit përmbarues dhe shqyrtimi i propozimit përmbarimor” si dhe në modulin Procedurës Jokontestimore,  gjegjësisht në temën  “Dispozitat e përgjithshme të ligjit të Procedurës Jokontestimore”. Ndërsa kandidatët për prokurorë kanë ndjekur trajnimet në modulin - Shmangia nga ndjekja penale dhe modulin: Aktakuza,  procedura e shqyrtimit”  me fokus në  temën: “Ngritja e aktakuzës”.

Me 12 gusht 2014, kandidatët për gjyqtarë kanë vijuar me trajnimet në modulin - E drejta e Trashëgimisë, me temë “Trashëgimia me ligj, trashëgimia e domosdoshme dhe transaksionet ndërmjet të gjallëve”, kurse kandidatët për prokurorë kanë ndjekur trajnimin në modulin - Aktakuza, procedura e shqyrtimit,  me  temë “Të drejtat e të pandehurit pas pranimit të aktakuzës”. Gjatë kësaj dite, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, së bashku, kanë vijuar edhe trajnimin në modulin: Procedurat e veçanta sipas KPPK, me temë: “ Procedura ndaj personave të cilët kanë kryer vepër penale nën ndikimin e alkoolit ose drogës dhe procedura penale ku përfshihen kryerësit me çrregullime mendore”.

Me 14 gusht 2014, po ashtu është realizuar trajnimi i përbashkët për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë për “Platformën e - learning”.

Me 15 gusht 2014, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë kanë ndjekur trajnimin në dy module të përbashkëta: Krimi kibernetik, dhe Administrimi i procedurës penale, me temën “Dërgimi i shkresave, ekzekutimi i vendimeve si dhe dispozitat tjera”.

Trajnimet janë zhvilluar sipas metodologjisë bashkëkohore, duke i kombinuar shpjegimet teorike me raste praktike, përmes rasteve për studim dhe ndarjes së kandidatëve në grupe.

 

Shpërndaje :