Më 14 gusht 2014, IGJK ka realizuar trajnimin për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë lidhur me platformën e mësimit në distancë (e – learning).
Synime kryesore të këtij trajnimi ishin; njohja me platformën e mësimit në distancë - mënyra e funksionimit dhe zbatimit të saj në praktikë si dhe realizimi i modulit për teknologji informative në kuadër të kësaj platforme.
Paraprakisht, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë janë regjistruar në këtë platformë, në mënyrë që gjatë realizimit të trajnimit të kenë mundësinë e demonstrimit praktik.
Kandidatët patën mundësinë që përmes prezantimeve të shkurtra dhe veprimeve praktike të njoftohen me mënyrën e qasjes në kurset trajnuese, gjetjen e materialeve për kurset përkatëse, komunikimin përmes forumit dhe mundësitë tjera që ofron platforma e mësimit në distancë.
Për më tepër, gjatë elaborimit të modulit për teknologjinë informative fokusi ishte në përdorimin e programeve të Office siç janë: Word, Outlook dhe PowerPoint.
Përfitues të këtij trajnimi ishin kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë të Programit të Trajnimit Fillestar të gjeneratës së pestë.
19-08-2014