Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-08-2014

Aktivitetet e realizuara në PTF gjatë periudhës 18-22 gusht 2014

Me 18 gusht 2014,  kandidatët për gjyqtarë kanë ndjekur trajnimet në modulin e Procedurës Përmbarimore, me temë: “Titujt ekzekutiv dhe përmbarimi përmes xhirollogarive bankare ” si dhe në modulin Procedurës Jokontestimore, në temën  “Shpallja e zhdukjes së një personi, procedura e shpalljes së personit të zhdukur si i vdekur dhe procedura e të provuarit të vdekjes”.  Po me këtë datë kandidatët për prokurorë kanë ndjekur trajnimet në modulin - Shmangia nga Ndjekja Penale me temë “Pezullimi i hetimit sipas KPPK-së” dhe në modulin: Procesverbalet, me fokus në  temën:  “Procesverbalet e prokurorisë”.

Me 19 gusht 2014, kandidatët për gjyqtarë kanë ndjekur trajnimin në modulin - E Drejta e Trashëgimisë, me temë “Kompetencat e gjykatave në shqyrtimin e pasurisë trashëgimore, ndarja e trashëgimisë dhe ndarja me testament”, ndërsa kandidatët për prokurorë kanë ndjekur trajnimin në modulin - Aktakuza, procedura e shqyrtimit,  me  temë “Ndryshimi, zgjerimi dhe hudhja e aktakuzës”.

Gjatë pasdites së datës 19 gusht, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, së bashku, kanë vijuar trajnimin në modulin: Kontrolli dhe Konfiskimi, me temë: “Konfiskimi-ndalimi para ngritjes së aktakuzës”.

Me 22 gusht 2014, kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë kanë ndjekur trajnimin në dy module të përbashkëta - Ngritja e shkathtësive sociale të gjyqtarëve e prokurorëve, konkretisht tema “Komunikimi dhe interaksioni social” dhe në modulin - Krimi Kibernetik.

Trajnimet janë zhvilluar sipas metodologjisë bashkëkohore, duke i kombinuar shpjegimet teorike me raste praktike, përmes studimit të rasteve dhe ndarjes në grupe të kandidatëve.

Shpërndaje :