Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2014

Ekzekutimi i sanksioneve penale

Me 02 shtator 2014, IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Ekzekutimi i sanksioneve penale”.

Ky trajnim kishte për qëllim që të ju ndihmoj pjesëmarrjeve të dallojnë procedurat e ekzekutimit të sanksioneve penale varësisht prej llojit të tyre dhe të zbatojnë standardet e kërkuara në procedurën e ekzekutimit të sanksioneve penale.

Në përmbajtje, ky trajnim kishte trajtimin e ekzekutimit të dënimeve kryesore, dënimit me gjobë dhe dënimeve alternative.

Gjatë këtij sesioni trajnues u trajtua; kompetenca për dërgimin e personave të dënuar për mbajtje të dënimit me burgim ose burgim të përjetshëm, shtyrja e ekzekutimit te dënimit me burgim dhe lejimi i shtyrjes se ekzekutimit të dënimit me burgim me kërkesën e Prokurorit të Shtetit, kompetenca dhe procedura te dënimet me gjobë, efekti i zëvendësimit të dënimit me gjobë me dënim me burg, shpenzimet e procedurës, kërkesa pasurore- juridike dhe mënyra e ekzekutimit të këtyre dënimeve alternative. 

Trajnimi u realizua përmes prezantimeve të shkurtra dhe diskutimeve lidhur me raste praktike nga gjykatat.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarë të gjykatave themelore - departamenti i përgjithshëm dhe ai për krime të rënda.

Shpërndaje :