Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2014

Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore

Më 04 shtator 2014, IGJK ka realizuar trajnimin me temë “Pengim posedimi dhe mbrojtja gjyqësore”

Ky trajnim kishte për qëllim që t’iu ndihmoj pjesëmarrësve që të dallojnë pushtetin juridik dhe faktik mbi sendet, të përkufizojnë elementet e pengim posedimit dhe te zbatojnë drejtë proceduat për mbrojtje nga pengim posedimi.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan temat si; pengim posedimi, elementet e aktit të pengim posedimit, mbrojtja gjyqësore dhe procedura në kontestet e pengim posedimit. Në fokus të këtij trajnimi ishte karakteri i kontesteve të pengim posedimit, akti i pengim posedimit me marrjen e sendit, padia për mbrojte dhe afati gjyqësor  nga akti  i pengim posedimi, si  dhe specifikat e kontesteve nga pengim posedimi.

Trajnimi u zhvillua përmes rasteve praktike nga gjykatat dhe diskutimeve interaktive .

Përfitues të këtij trajnim ishin: gjyqtarë të gjykatave themelore dhe të gjykatës së Apelit

Shpërndaje :