Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-09-2014

Përpilimi i kërkesave të jashtme për ndihmë juridike ndërkombëtare

Me 8 dhe 9 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së, në kuadër të aktiviteteve për gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në fushën e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale ka realizuar një sesion trajnues dy ditor lidhur me “Përpilimin e kërkesave të jashtme për ndihmë juridike ndërkombëtare”.

Çështjet të cilat janë përfshirë nga ekspertët ndërkombëtarë gjatë këtij sesioni trajnues kryesisht kanë qenë rreth praktikave më të mira të lëshimit të kërkesave formale për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, struktura dhe përmbajtja e tyre, të cilat janë ndërlidhur me raste nga praktika e ekstradimit.

Në këtë trajnim u diskutua lidhur me rolin e Ministrisë së Drejtësisë në procedimin e kërkesave, marrëveshjet e arritura me shtetet për ekstradimin si dhe çështjet tjera të ndihmës reciproke juridike ndërkombëtare.

Përfitues të trajnimit ishin gjyqtarët dhe prokurorët e caktuar si pika kontaktuese në çështjet e Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale. 

Shpërndaje :