Instituti Gjyqësor i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të rregullt rajonal, me datën 02 shtator 2014, ka realizuar një vizitë në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë në Maqedoni me qëllim të diskutimit të mundësisë së organizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e trajnimeve gjyqësore.
Gjatë kësaj vizite u diskutuan shumë çështje të cilat janë preokupim i përbashkët i të dy institucioneve trajnuese, me theks të veçantë në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta regjionale, vizionin strategjik të institucioneve trajnuese sfidat në zhvillimin e trajnuesve dhe programeve trajnuese, procesin e vlerësimit të nevojave dhe çështje tjera të ngjashme.
Delegacioni i IGJK-së, në përbërje të Drejtorit dhe Koordinatorit të Programit është pritur nga Drejtoresha e Akademisë znj. Aneta Arnaudovska.
15-09-2014