Qëllim i seminarit ishte shkëmbimi i përvojave lidhur me strukturën ligjore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe diskutimi i metodave, instrumenteve dhe sidave gjatë luftimit të këtyre fenomeneve negative për shoqëritë e të dy vendeve.
Në kuadër të këtij seminari janë realizuar një seri e prezantimeve mjaft profesionale, komente dhe diskutime për raste praktike, me ç’rast u bë edhe një shkëmbim përvojash për tejkalimin e sfidave të paraqitura si dhe u theksua progresi i arritur deri me tani në këtë fushë.
Gjatë këtij programi trajnues, pjesëmarrësit u njoftuan edhe me sistemin gjyqësor turk, me fokus në sistemit e drejtësisë penale si dhe historikun e anti-korrupsinonit. Gjithashtu në fokus të prezantimeve ishin metodat e ndjekjes së krimit të organizuar, instrumentet dhe teknikat e ndjekjes në luftën kundër korrupsionit si dhe qasja dhe perspektiva e prokurorisë dhe njësitit të policisë në lutën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Përmes vizitës së realizuar në Zyrën e Prokurorisë në Sincan të Ankarasë, pjesëmarrësit për së afërmi u njoftuan me menaxhimin e sistemit të drejtësisë penale dhe me rolin dhe rëndësinë e prokurorisë në lutë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me një rëndësi të veçantë ishte edhe vizita në Laboratorin e Kriminalistikës së Xhandarmërisë në Ankara ku pjesëmarrësit patën rastin të shohin funksionimin, strukturën, mbikëqyrjen si dhe menaxhimin dhe procesin e çështjeve të zhvilluara me rastin e identifikimit dhe zbulimit të krimeve përmes mostrave të ndryshme të përdorua në laboratorë të veçantë në kuadër të departamenteve të kriminalistikes.
Përfitues të këtij program ishin kryeprokurorë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorive të Kosovës, drejtori për administratë dhe financa i Institutit Gjyqësor të Kosovës, zyrtarë nga Këshilli Prokurorial dhe Prokuroria Speciale e Kosovës.
Mbështetja me kapacitete financiare dhe profesionale të këtij programi u bë nga Akademia e Drejtësisë e Republikës së Turqisë dhe TIKA .
05-04-2013