Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

24-09-2014

Trajnimi i trajnuesve për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale

Me 23 shtator 2014, IGJK në bashkëpunim me projektin e Twinning të BE-së në kuadrin e aktiviteteve për trajnuesit e ardhshëm lidhur me Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar në Çështje Penale ka realizuar sesionin e radhës lidhur me kurrikulën trajnuese në këtë fushë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte përgatitja e trajnuesve vendorë për BJN dhe bartja e njohurive dhe praktikave më të mira të Bashkëpunimit Juridik Ndërkombëtar tek gjyqtarët dhe prokurorët tjerë.

Gjatë këtij trajnimi, ekspertët gjerman sugjeruan prioritetet që duhen të kenë parasysh trajnuesit vendor me rastin e realizimit të trajnimeve për BJN për gjyqtarët dhe prokurorët tjerë. Trajnuesit vendor konfirmuan zotimin që në trajnimet për gjyqtarë dhe prokurorë do të veprojnë për unifikimin e praktikës lidhur me hartimin e kërkesave në përputhje me format standarde e si rezultat i tyre edhe mosekzekutim të kërkesave nga autoritetet pranuese.

Përveç kësaj janë dhënë edhe rekomandime sa i përket metodologjisë, kohëzgjatjes së trajnimeve si dhe çështjet tjera me interes për ndihmë juridike ndërkombëtare.

Përfitues të trajnimit ishin grupi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të synuar për trajnues të ardhshëm në IGJK. 

Shpërndaje :