Gjatë kësaj tryeze u trajtuan çështjet rreth dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me mjetet juridike në procedurën penale të cilat ushtrohen për shkak të shkeljeve të kodit penal dhe vërtetimit të gabueshëm ose jo të plotë të gjendjes faktike si dhe për mjetet e jashtëzakonshme juridike në procedurën penale. Ky trajnim u realizua përmes prezantimeve të shkurtra teorike, diskutimit interaktiv dhe nxjerrjes së rekomandimeve konkrete rreth aplikimit të dispozitave ligjore të lidhura me temat e trajtuara me këtë rast.
Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët e gjykatave themelore si dhe prokurorët e prokurorive themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.
08-04-2013