Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

25-09-2014

Trajnimi për gjyqtarët porotë

Më 24 shtator 2014, IGJK ka realizuar një trajnim për gjyqtarët porotë ku është diskutuar lidhur me rolin dhe rëndësinë e tyre në procedurat gjyqësore.       

Gjatë këtij trajnimi u diskutua për karakteristikat themelore dhe parimet e procedurës për të mitur, procedurës në çështjet statusore si dhe për etikën e gjyqtarëve porotë. Gjithashtu u vu në pah roli i gjyqtarëve porotë në procedurën përgatitore, në shqyrtimin gjyqësor, në seancat për këshillim dhe votim duke përfshirë procedurën për çështje statusore si dhe etikën e gjyqtarëve porotë. Vëmendje të veçantë i është kushtuar përbërjes së trupit gjykues, qasjes që duhet të ketë gjyqtari porotë ndaj rastit konkret si dhe shmangies nga sjelljet jo etike.

Në pjesën e pasdites nga rastet e prezantuara për studim, gjyqtarët porotë patën mundësinë e demonstrimit të njohurive lidhur me situatat konkrete.

­­­­Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët porotë nga Gjykatat Themelore të Kosovës.

Shpërndaje :