Me 25 deri 27 shtator 2014, IGJK ka realizuar punëtorinë për hartimin e planit strategjik të IGJK-së për periudhën 2015 - 2018.
Në fokus të kësaj punëtorie ishte prezantimi i ideve nga ana e stafit udhëheqës dhe profesional të IGJK-së për zhvillimin e mëtutjeshëm të programeve të IGJK-së që do të reflektohen në planin strategjik.
Në këtë punëtori krahas prezantimit të vizionit nga ana e stafit janë diskutuar ide të ndryshme ku ka rezultuar në krijimin një draft fillestar të planit strategjik. Nga ky draft, një grup punues do të punoj deri në finalizim të planit strategjik.
30-09-2014