Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-10-2014

Praktika gjyqësore në përmbarimin e sendeve të luajtshme

Më 29 tetor 2014, IGJK në kuadër të programit për profesionistët tjerë të sistemit të gjyqësisë  realizoi një trajnim një ditor dedikuar zyrtarëve përmbarues gjyqësor lidhur me “praktikën gjyqësore në përmbarimin e sendeve të luajtshme”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte krijimi i praktikave më të mira në drejtim të zbatimit të drejtë të përmbarimit të sendeve të luajtshme duke përfshirë edhe pengun gjyqësor dhe pengun kontraktual.

Me rastin e këtij trajnimi u prezantua dhe u diskutua për kompetencën territoriale në rast të përmbarimit, sendet e përjashtuara nga përmbarimi, pengu gjyqësor dhe kontraktual si dhe çështjet tjera me interes në procedurën e përmbarimit.                    

Në pjesën e pasdites me rastin e studimeve të rasteve praktike janë shfaqur dilema nga pjesëmarrësit lidhur me kompetencën për të vendosur lidhur me prapësimin dhe ankesën kundër vendimeve të përmbaruesve privat si dhe lidhur me ekzekutimin e dënimit me gjobë. Nga trajnuesit, përveç tjerash është sqaruar se për këtë çështje është Mendimi Juridik i dhënë nga Gjykata Supreme e Kosovës.

­­­­Përfitues të këtij trajnimi ishin zyrtarët përmbarues nga të gjitha Gjykatat Themelore të Kosovës.

Shpërndaje :