Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-12-2021

Menaxhimi i stresit

Më 15 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë  Menaxhimi i stresit”.

Trajnues i angazhuar në këtë trajnim është z. Fatmir Çollakaj, Profesor në Universitetin AAB.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve që të zhvillojnë shkathtësit mbi menaxhimin e mirë të kohës dhe stresit.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :