Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-12-2021

Përgjegjësia penale e personave juridik

Më 16 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke realizuar trajnimin online përmes platformës “ZOOM” me temë  Përgjegjësia penale e personave juridik”. Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Besim Kelmendi, Prokuror në zyrën e Kryeprokurorit të Shteti dhe z. Ramadan Gashi, Trajnues i përhershëm i Akademisë së Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurve rreth llojeve të shoqërive tregtare të cilat mund të ndiqen penalisht, kornizës ligjore për ndjekjen penale të personave juridik dhe llojet e dënimeve që mundë të ju shqiptohen personave juridik.

Me theks të veçantë u trajtua edhe për përgjegjësin penale të personit përgjegjës për veprën e kryer në emër të personin juridik si dhe praktika e gjykatave vendore dhe e gjykatave nga EU dhe USA lidhur me përgjegjësinë penale të personave juridik.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me diskutime interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit si dhe gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :