Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-12-2021

Parandalimi Torturës – Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Më 17 Dhjetor 2021, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme në bashkëpunim me Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, janë duke realizuar trajnimin me temë Parandalimi Torturës – Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Gazmend Bahtiri, Gjyqtarë Mbikëqyrës, Gjykata Themelore në Prishtinë/Dega Podujevë, z.Shkelzen Ibrahimi, Prokurorë në Prokurorinë Themelore Prishtinë, znj. Fatime Dermaku, gjyqtare, në Gjykatën Themelore Prishtinë dhe z. Arian Gashi, prokuror në Prokurorinë e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve në parandalimin e torturës të Nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjatë trajnimit janë duke u përdorur metodat e kombinuara duke përfshirë shpjegime teorike të përcjella me shembuj nga praktika gjyqësore.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarë e prokurorë nga niveli Themelor.

Shpërndaje :