Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

31-10-2014

Punëtoria e Stafit të IGJK-së – “Plani Strategjik”

Me 31 tetor deri me 2 nëntor 2014, IGJK ka realizuar një punëtori për hartimin e Planit Strategjik të IGJK-së për periudhën 2015 - 2017.

Në fokus të kësaj punëtorie ishte hartimi i draftit të parë të plotë të Planit Strategjik të IGJK-së. Pas analizimit të propozimeve të dërguara nga stafi profesional i IGJK-së për këtë plan strategjik, grupi punues ka përcaktuar strukturën e planit e strategjik, prioritet strategjike për periudhën 3 vjeçare dhe ka përgatitur draftin e parë të tij.

Struktura e planit strategjik përfshinë vizionin, misionin, mandatin ligjor, vlerat institucionale, vlerësimin e situatës aktuale, objektivat e përgjithshme, qëllimin e tyre, objektivat specifike dhe aktivitetet konkrete për realizimin e tyre përfshirë the procesin e monitorimit të tij.

Mbështetur në këtë strukturë dhe prioritete strategjike, grupi punues ka hartuar një dokument të qëndrueshëm i cili do të diskutohet më tej edhe me ekspert të kësaj fushe në mënyrë që të jetë në hap me standardet më të larta të shkollave të trajnimit gjyqësor në vendet e zhvilluara.

Pjesëmarrës ishin: stafi i IGJK-së.

 

 

Shpërndaje :