Më 01 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Veprat penale kundër Narkotikëve me theks të veçantë kur kryhen në formë të organizuar”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me elementet e veprave penale me narkotikë të rrezikshëm dhe substanca psikotrope.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët dhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe shkallës së dytë.
01-02-2022