Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-02-2022

Program i Specializuar i Trajnimit - Dhuna në familje

Më 15-16 Shkurt 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të   Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Program i Specializuar i Trajnimit - Dhuna në familje”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Zyhdi Haziri, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe

znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Kornizën ligjore dhe institucionale në këtë fushë ku është kryesisht në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët, Prokurorët e Shtetit, Bashkëpunëtorët profesional.

Shpërndaje :