Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-03-2022

Konflikti Administrativ objekti dhe procedura e konfliktit administrative

Më 01 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnimeve të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnimin online përmes platformës zoom me temë “Konflikti Administrativ, objekti dhe procedura e konfliktit administrative”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Hasan Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të gjyqtarëve lidhur me procedurën dhe objektin e konfliktit administrativ.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e Departamentit për çështje Administrative të Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarët e Departamentit për çështje Administrative të Gjykatës Themelore.

Shpërndaje :