Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

28-02-2022

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 28 shkurt 2022, në Akademinë e Drejtësisë, është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit Drejtues z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Në këtë takim anëtarët e Këshillit Drejtues sipas agjendës së përcaktuar për këtë takim, fillimisht shqyrtuan planin e veprimit 2021-2022 për zbatimin e Strategjisë së Sundimit të Ligjit 2021-2026, me këtë rast autorizuan Akademinë e Drejtësisë për zbatimin e aktiviteteve të parapara, njëkohësisht duke miratuar edhe propozimin për amendamentimin e planit te punës së AD-së, për të përfshirë aktivitet e dala nga ky plan i veprimit.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi Këshilli Drejtues ka shqyrtuar disa vendime të KPK-së për trajnimet e detyrueshme të prokurorëve si dhe u informuan nga Drejtori Ekzekutiv në lidhje me ecurinë e punës së ndërtimit të objektit të ri të AD-së.

Shpërndaje :