Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-03-2022

Provat në procedurën penale, Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit si dhe Mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve (viktimave) si dhe dëshmitarët bashkëpunues – Sesioi I

Më 08-09 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin përmes platformës Zoom me temë “Provat në procedurën penale, Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit si dhe Mbrojtja e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve (viktimave) si dhe dëshmitarët bashkëpunues – Sesioi I”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme,

z. Besim Kelmendi, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe z. Ramadan Gashi–Trajnues i përhershëm gjyqësor në Akademinë  e Drejtësisë

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Rrethanat e kryerjes së veprës penale dhe fajësia e të pandehurit mund të përcaktohen vetëm me anë të provave.

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelor mirëpo, sipas nevojës mund të jenë edhe mbrojtës të viktimave, zyrtarë policor dhe zbatues të tjerë të ligjit.

Shpërndaje :