Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-03-2022

Takim me përfaqësues nga Shërbimi Federal i Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së

Më 14 mars 2022, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë, priti në takim përfaqësuesit e Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së.

Ky takim erdhi si rezultat i nismës së organizuar për rekrutimin e trajnerëve në fushën e Ndërmjetësimit nga Akademia e Drejtësisë dhe Shërbimit Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së.

Qëllimi i programit trajnues në fushën e Ndërmjetësimit është përpjekja e vazhdueshme e AD-së për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të ndërmjetësimit në Kosovë.

Akademia e Drejtësisë ka kënaqësinë që brenda periudhës 2 javore, nga data 14 mars 2022 deri më 25 mars 2022, të mirëpres ekspertët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës z. Peter Swandon, znj. Emily Rife dhe z. David Moora, të cilët do jenë përgjegjës në intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për trajnues në fushën e Ndërmjetësimit brenda Akademisë së Drejtësisë.

Shpërndaje :