Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-03-2022

Ligji për të drejtën sendore dhe praktika gjyqësore në të drejtën pronësore

Më 17 mars 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ në  kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke u realizuar trajnimin me temën “Ligji për të drejtën sendore dhe praktika gjyqësore në të drejtën pronësore”,.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Erdogan Haxhibeqiri dhe z. Zenel Leku, gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i  njohurive të pjesëmarrësve për legjislacionin e aplikueshëm  në  Kosovës  në fushën pronësore juridike e në veçanti avancimin e njohurive për mënyrat e fitimit të pronësisë  sipas LTHMP,  mbrojtjen dhe pushimin e drejtës së pronësisë.

Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.

Përfitues në këtë trajnim ishin 22 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.

Shpërndaje :