Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-03-2022

Punëtori rreth mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në rastet kundër korrupsionit

Më 29-30 Mars 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me EULEX janë duke realizuar punëtorinë me temë “Punëtori rreth mbrojtjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve të përfshirë në rastet kundër korrupsionit”.

Ekspert të angazhuar në këtë punëtori janë z. Cristian Nicoara ekspert nga EUKOJUST, znj. Meda Grama, eksperte nga EULEX, z. Petko Petkov, ekspert nga EULEX, znj. Ioanna Lachana, shefe e zyrës së shtypit të EULEX-it dhe znj. Sevdije Morina, prokurore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Qëllimi i kësaj punëtorie është avancimi i njohurive themelore të pjesëmarrësve rreth Sfidave në mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve përmes sistemeve të ndryshme të përfshirë në rastet kundër korrupsionit.

Metodologjia e punëtorisë është e karakterit të kombinuar duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike dhe shembuj të praktikës gjyqësore.

Përfitues të kësaj punëtorie janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit, nga Gjykata Themelore – Departameni Special dhe prokuror nga Prokuroria Speciale e Republikës Kosovës.

 

Shpërndaje :