Më 14 Prill 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë “Veprat penale kundër mjedisit”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren dhe z. Sulltan Dobraj, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dispozitat e KPRK, duke përcaktuar formën themelore të saj dhe disa forma tjera të këtyre veprave penale.
Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.
Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtar, prokurorët, policë, inspektor komunal, përfaqësues të Ministrisë përkatëse.
14-04-2022