Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

21-04-2022

Punëtori për Mjetet Forenzike Kibernetike

Me datë 21-22 prill 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane OPDAT është duke realizuar Punëtorinë dy ditore për Mjetet Forenzike Kibernetike.

Trajnuesi i angazhuar në këtë trajnim është z. Michael Grant, Këshilltar Ligjor i Përhershëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Temat që do të trajtohen gjatë këtij trajnimi janë: mjetet forenzike kibernetike, zbulimin, analizimin dhe organizimin e provave kibernetike, si dhe përfshirja e këtyre provave në gjykatë me qëllim të ndjekjes penale të suksesshme, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit.

Qëllimi i kësaj punëtorie është  që prokurorët të diskutojnë dhe avancojnë njohuritë e tyre në përdorimin e mjeteve forenzike marrjen e provave, ndjekjen penale të kryerësve të këtyre veprave, analizimin e provave, dëshmitë e marra nga kompjuteri personal, dëshmitë nga interneti, nevojat themelore për forenzikën kibernetike si dhe tema të ndërlidhura    

Pjesëmarrës në këtë punëtori janë: Prokurorë nga Prokuroria Speciale

Shpërndaje :