Më 06 maj 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ në kuadër të Aktiviteteve tjera është duke u realizuar trajnimin me temën “Barazia gjinore në çështjet pronësore të pronësisë së përbashkët”
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë z. Valon Totaj dhe z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është kuptimi i bashkëpronësisë dhe pronësisë së përbashkët të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve e drejta e pjesëtimit dhe shuarja e bashkëpronësisë.
Po ashtu gjatë trajnimit janë shtjelluar edhe pasuria e veçantë e bashkëshortëve dhe ndarja e saj.
Metodologjia e këtij trajnimi është duke u realizuar në mënyrë të kombinuar me anë të metodës interaktive dhe me raste praktike.
Përfitues në këtë trajnim ishin 19 zyrtarët e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas nga gjitha regjionet.
06-05-2022