Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-05-2022

Program i Specializuar i Trajnimit Mashtrimi dhe Korrupsioni në Prokurimin Publik – Sesioni I

10 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve filloi sot trajnimin e Specializuar dy-ditor lidhur me Mashtrimin dhe Korrupsionin në Prokurimin Publik – Sesioni I.

Qëllimi i këtij trajnimi në ditën e parë ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi me Kornizën institucionale në fushën e prokurimit publik; Përkufizimi i korrupsionit dhe mashtrimit; Korrupsioni dhe mashtrimi në procesin e prokurimit;

Trajnues në këtë aktivitet janë z. Agim Shaqiri ekspert i Prokurimit Publik, si dhe z. Admir Shala - Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Trajnimi kryesisht u zhvillua në formë të bashkëbisedimit mes pjesëmarrësve dhe trajnuesit lidhur me përvojat, dilemat dhe pyetjet procedurale gjithmonë bazuar në rastet nga praktika.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarë nga  Gjykata Supreme, nga Gjykata e Apelit si dhe nga Gjykata të instancës themelore nga rajone të ndryshme, si dhe Prokurorë nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë Themelore, si dhe Hetues nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje :