Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-05-2022

Prishja e Rendit dhe Qetësinë Publike

Më 12 Maj 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e  realizuar trajnimin me temë “Prishja e Rendit dhe Qetësinë Publike”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Biljana Rexhiq, trajnuese në Akademi të Drejtësisë dhe znj. Mejreme Zekaj, trajnuese në Akademi të Drejtësisë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me dallimin mes nenit 4 dhe 5 të LRQP, si dhe dallimi mes mosrespektimit të urdhrit të personit të autorizuar zyrtar - neni 16 LRQP, dhe kundërvajtjes – mosveprim sipas urdhrit të personit të autorizuar zyrtar nga lëmi i trafikut rrugor;

Metodologjia e zbatuar ishte e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga gjykata e Apelit dhe nga gjykata Themelore nga të gjitha regjionet e Kosovës.

Shpërndaje :