Sot më 12 maj 2022, Akademia e Drejtësisë, në kuadër të Programit për Trajnime të vazhdueshme për stafin administrativ të gjykatave është duke e zhvilluar trajnimin me temë: “Trajnim për Protokoll”.
Qëllimi i Trajnimit është që stafi administrativ i Gjykatave dhe Prokurorive, përkatësisht zyrtarët e protokollit apo zyrtarët për komunikim me publikun, të fitojnë njohuri bazike dhe të avansuara rreth çështjeve protokolare.
Gjatë trajnimit i cili do jetë 2 ditor (12 dhe 13 maj), do të trajtohen çështjet e historikut të protokollit, ngjarjet ndërkombëtare dhe diplomatike, protokolli dhe ceremoniali diplomatik etj.
Gjithashtu, do diskutohen edhe letrat kredenciale, mënyrat e veshjes në Institucione, ngjyrat e veshjes, aksesorët, ftesat, llojet e shkrimit në shkresa etj.
I gjithë trajnimi është duke u zhvilluar me interaktivitet mes trajnuesit dhe pjesëmarrësve.
Trajnues në këtë trajnim është shefi i protokollit të shtetit z. Orhan Hajrizi.
Përfitues të trajnimit janë zyrtarët për komunikim me publikun brenda Gjykatave dhe Prokurorive nga të gjitha nivelet.
12-05-2022