Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

10-12-2014

Roli dhe përgjegjësitë e mentorit në fazën e tretë të PTF-së

Me 08 dhjetor 2014, IGJK në mbështetje të UNDP-së, ka realizuar trajnimin për mentorët e kandidatëve të gjeneratës së pestë nga Programi i Trajnimit Fillestar.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte të kuptohet sa më lehtë qasja e mentorëve të fazës së III-të me kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe të zhvillohen shkathtësitë praktike dhe standardet më të larta etike për punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, bazuar në Doracakun për trajniemt praktike të fazës së tretë.

Gjatë këtij trajnimi u diskutuan roli dhe përgjegjësitë e mentorëve gjatë programit të praktikës të fazës së III-të të PTF-së, me theks të veçantë mbështetja dhe motivimi që mentorët duhet ofruar kandidatëve në mënyrë që ata të bëjnë më të mirën në punën e tyre.

Gjithashtu u diskutua edhe për çështjet profesionale të cilat duhet t’i njohin kandidatët me qëllim të aplikimit gjatë punës së tyre pas emërimit, si dhe çështje tjera të karakterit praktik me interes për kandidatët. Dy nga proceset e kësaj faze që u veçuan nga trajnuesit ishin: Plani i punës së mentorit i cili duhet te përshtatet me kohëzgjatjen e fazës praktike dhe vlerësimi i kandidatit mbi kualitetin e punës, kompetencën sociale dhe autonominë e kandidatit i cili bëhet në fund të trajnimit praktik.

Shpërndaje :