Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

17-04-2013

PTV Tryezë diskutimesh -“ Risitë e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”

Tryeza u organizua me qëllim që gjyqtarëve dhe prokurorëve tu ofrohet mundësia që të njihen me komentet dhe rekomandimet e grupit punues të angazhuar për të identifikuar risitë dhe problemet rreth aplikimit të KPPK, me qëllim të zbatimit sa më të mirë të dispozitave të tij. Pjesëmarrësit në këtë trajnim mirëpriten sqarimet dhe komentet  e  grupit punues, shtruan për diskutim problemet që po hasin në zbatimin në praktikë të KPPK dhe morën sqarime shtesë nga ekspertët që ishin pjesë e grupit punues për KPPK.

Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga departamenti për krime të rënda, departamenti i përgjithshëm, si dhe nga departamenti për të mitur i Gjykatave Themelore dhe Prokurorive Themelore.  

Shpërndaje :