Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-12-2014

Vërtetimi dhe mohimi i atësisë/amësisë

Instituti Gjyqësor i Kosovës, më 08 dhjetor 2014 ka realizuar trajnimin për gjyqtarë ku është diskutuar “Vërtetimi dhe mohimi i atësisë/amësisë”.

Synime të këtij trajnimi ishin kontributi në zgjidhjen e kontesteve lidhur me vërtetimin dhe mohimin e atësisë/amësisë, njohjen më të mirë të këtyre procedurave që ato të përfundojnë në afat të arsyeshëm dhe t’i mundësohet fëmijëve si një kategori me mbrojtje të veçantë mbrojtje adekuate gjyqësore, të analizojnë se cilat prova janë të rëndësishme dhe mënyrën e nxjerrjes së tyre në vërtetimin e fakteve që kanë të bëjnë me vërtetimin dhe mohimin e amësisë ose atësisë.

Gjatë këtij sesioni trajnues janë shtjelluar çështje lidhur me vërtetimin dhe kundërshtimin e atësisë/amësisë, në këndvështrim të zbatimit të dispozitave ligjore në fuqi, Ligjin për Familjen në Kosovë si ligj bazë dhe njohjen e amësisë dhe atësisë në mënyrë vullnetare në procedurë administrative dhe në procedurë gjyqësorë, parimin-supozimin ligjor, procedurën gjyqësore dhe kompetencën gjyqësore, legjitimiteti i fëmijës, trashëgimi i të drejtave dhe provat për vërtetimin dhe mohimin e atësisë/amësisë.

Gjatë këtij trajnimi janë përdorur metoda të kombinuara të shpjegimit, duke përfshirë shpjegime teorike dhe praktike, të përcjella me shembuj praktikë, ku gjyqtarët diskutuan dhe parashtruan pyetje lidhur me çështjet me të cilat ata ballafaqohen në praktikën gjyqësore

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e gjykatave themelore dhe Gjykatës së Apelit.

 

Shpërndaje :